| |
Si rezultat i pranisė sė minave/municionet e paplasura nė veri-lindje tė Shqipėrisė 34 persona kanė vdekur dhe 238 janė plagosur. Rregjistrohen afėrsisht 100 persona tė gjymtuar, 17 me dėmtime nė sy dhe rreth 30% e tė aksidentuarve ishin fėmijė nė kohėn e aksidentit. 92% e tė aksidentuarve nga minat nė Shqipėri janė meshkuj. Shumica e tė aksidentuarve nga minat tokėsore jetojnė nė zona tė thella malore nė veri-lindje tė Shqipėrisė, ku 56% e popullsisė trajtohen me ndihmė ekonomike, papunėsia llogaritet nė 30% dhe afėrsisht 70% e popullsisė kanė akses tė limituar nė shėrbimet bazė shėndetėsore.
Numrit tė personave tė aksidentuar nga minat si rezultat i konfliktit tė Kosovės i shtohen dhe afėrsisht 500 tė aksidentuar nga minat/municionet e paplasura tė plagosuar si rezultat i hapjes dhe grabitjes sė depove tė municioneve gjatė trazirave tė vitit 1997 nė Shqipėri.
Njė strategji gjithėpėrfshirėse pėr asistencėn ndaj tė aksidentuarve ėshtė adoptuar nė vitin 2003, me qėllim ndėrtimin e njė kapaciteti tė qėndrueshėm tė Veprimit ndaj Minave nė Shqipėri nė vitin 2010. Objektivat kryesore tė kėsaj strategjie janė:
- Furnizimi/pajisja me proteza tė gjymtyrėve tė poshtme dhe trajtimin e tė sėmurėve me dėmtime nė sy nė Shqipėri dhe ato me dėmtime tė gjymtyrėve tė sipėrme dhe rasteve tė vėshtira jashtė shtetit.
- Ndėrtimin e kapaciteteve tė Institucioneve shqiptare pėr furnizimin/pajisjen me proteza dhe orteza nė Shqipėri nė fund tė vitit 2010.
- Reintegrimi ekonomik i tė aksidentuarve nga minat pėrmes skemave tė mikro financimeve pėr ngritjen e ekonomive me bazė shtėpie
- Ndėrtimi i kapacitetit nė veri-lindje tė Shqipėrisė pėr trajtimin kirurgjikal tė traumave dhe tė personave tė gjymtuar si dhe tė shėrbejė si nivel i dytė i asistencės mjeksore pėr tė aksidentuarit gjatė aksidenteve tė ēminimit.
- Ngritja e njė Rrjeti Rehabilitimi me bazė Komuniteti (CBR) pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e shėrbimeve sociale dhe mjeksore qė u ofrohen tė mbijetuarve nga minat.
|
|
|
Asistimi i tė mbijetuarve nga minat pėrmes Rrjetit CBR
|
Pajisje kirurgjikale pėr Spitalin e Kukėsit
|
Reintegrimi i tė mbijetuarve nga minat tokėsore
|
Vitet e fundit janė ndėrmarrė shumė inisiativa nė sferėn e asistencės ndaj tė aksidentuarve. Disa nga arritjet kryesore janė si mė poshtė:
- Nė mars tė vitit 2005 ėshtė ngritur pranė Spitalit tė Kukėsit Qendra e Riparimit tė Protezave, me qėllim kryerjen e riparimeve tė vogla tė protezave dhe po mbėshtetet pėr prodhimin e protezave pėr gjymtyrėt e poshtme.
- Ka filluar nė maj tė vitit 2006 projekti i mjekesisė fizike dhe rehabilituese (PMR - faza e I-rė) me mbėshtetjen e Handicap International, i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit pėr te krijuar nje kapacitet kombetar per t'ju pergjigjur nevojave tė tė aksidentuarve nga minat si dhe tė tjereve nė nevojė.
- ICRC ėshtė duke mbėshtetur Qendrėn Kombėtare tė Orto-Protezave (NPOC) nė Tiranė me lėndė tė parė dhe vizita monitoruese. Tekniku i trajnuar pėr njė periudhė 3-vjeēare nė nivelin II tė ISPO, ėshtė rikthyer nė NPOC duke kontribuar nė permiresimin e kapaciteteve tė qendrės.
- Me fonde tė Komisionit Europian janė siguruar pėr Qendrėn Kombėtare tė Orto Protezave pajisje dhe lėndė e pare, njė pjesė e tė cilave jane derguar ne Qendrėn e Protezave nė Kukės.
- Njė komplet pajisjesh fizioterapie i eshte dhuruar Spitalit tė Kukėsit me fondet e Qeverisė Franceze dhe Komunitetit Europian.
- Nė qershor 2007 i jane dhuruan Spitalit tė Tropojės pajisje kirurgjikale me njė vlerė prej 35,700USD sipas projektit tė financuar nga KE pėrmes PNUD.
- 149 tė amputuar nga minat tė cilėsuar si raste tė vėshtira kanė marrė rehabilitim fizik dhe dhe jane pajisur me proteza ne Slloveni qė nga viti 2001.
- 84 tė aksidentuar nga minat dhe familjet e tyre janė ndihmuar me asistencė teknike dhe njė fondi qarkullues per ngritjen e ekonomive me bazė familjare nė mbajtjen e bagėtive..
- 30 tė demtuar nga minat/UXO nga Kukėsi, Hasi dhe Tropoja, janė duke ndjekur trajnime profesionale, sipas projekteve tė financuar nga Komisioni Europian dhe SIDA. 45 persona te tjere jane planifikuar per tu asistuar gjate vitit 2009, me financimin e Departamentit Amerikan te Shtetit nepermjet ITF.
- Nga aktiviteti humanitar, "Darka e 1000 Gostive" organizuar nga Ambasada Amerikane nė tetor tė vitit 2007 janė mbledhur rreth 19, 000USD nga donatore individuale, pėrfshirė kėtu sektorin privat, fonde te cilat do tė pėrdoren pėr tė asistuar tė aksidentuarit nga minat/UXO.
- Me fonde nga DfID i jane dhuruar Qendrės sė Protezave nė Kukes, materiale lėndė e parė dhe pajisje tė tjera me vlerė 49,500 USD pėr funksionimin e kėsaj Qendre.
- Me njė fond prej 170 000 USD, dhuruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nėpėrmjet ITF do tė blihen brenda mesit te vitit 2009 pajisje kirurgjikale pėr spitalin e Kukėsit.
- 8 fėmijė tė dėmtuar nga minat i janė rikthyer shkollės ndersa 10 tė dėmtuar nga sytė janė asistuar me ndėrhyrje mjekesore nė klinikėn ruse nė Tiranė.
- Njė rrjet rehabilitimi me bazė tek komuniteti (CBR) ėshtė ngritur nė veri-lindje tė Shqipėrisė nė vitin 2005. Ky rrjet pėrbėhet nga 30 infermiere qe punojne nė zonat e minuara dhe 2 mjekė specialistė (neurolog dhe fizioterapist) nga spitali i Kukėsit. Pajisje mjekesore iu shpėrndanė ketyre infermierėve nė Kukės, Has dhe Tropojė ndėrsa 2 fizioterapistė dhe 6 infermierė kanė kryer trajnime jashtė shtetit.
Nė janar 2005, Qeveria Shqiptare aprovoi Strategjinė e parė Kombėtare pėr Personat me Aftėsi tė Kufizuara. Me anė tė kėsaj strategjie synohet pėrmirėsimi i kushteve tė jetesės pėr personat me aftėsi tė kufizuara (pėrfshirė tė mbijetuarit nga minat/UXO) nė sferat e arsimimit, punėsimit dhe shėrbimeve duke mbrojtur dhe respektuar nė kėtė mėnyrė tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara.
Qeveria Shqiptare po ndjek gjithashtu nga afėr tė gjitha zhvillimet lidhur me Konventėn Ndėrkombėtare mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e tė Drejtave tė Personave me Aftėsi tė Kufizuara dhe Ministria e Punėve tė Jashtme ka shprehur publikisht angazhimin e Shqiperisė pėr tė firmosur kėtė konventė. |
|