| |
Kontaminimi me mina/municione tė paplasura
| |
 |
| |
Kufizimi i zonės sė minuar nė kufirin Shqipėri - Kosovė |
Rreziku nga minat dhe municionet e paplasura nė veri-lindje tė Shqipėrisė rrjedh nga konflikti i Kosovės dhe pėrfshin 120 km vijė kufitare midis Shqipėrisė dhe Kosovės (nga Shishtaveci deri nė kufirin me Malin e Zi nė veri) deri nė 20 km brenda territorit shqiptar.
Nga survejimi i bėrė nga Forcat e Armatosura Shqiptare (FASH) nė vitin 1999, u identifikuan 102 fusha tė minuara dhe beteje qė zėnė njė total prej 15,250,000 m2. Rreziku pėrfshin mina kundėr personit, dhe anti-tank, municione tė paplasura (UXO) dhe predha artilerie tė hedhura nga NATO nė kufirin Shqipėri/Kosovė. Njė problem qė e komplikon mė tej situatėn ėshtė se Shqipėria nuk disponon harta tė kėtyre fushave tė minuara. |
| |
Impakti social-ekonomik
Rajoni i prekur nga minat nė veri-lindje tė Shqipėrisė ėshtė njė nga zonat mė tė varfra nė vend me njė papunėsi rreth 30%. 39 fshatrat e prekur direkt nga kėrcėnimi i minave nė tė tre rrethet kryesore - Kukės, Has dhe Tropojė kanė hasur vėshtirėsi tė shumta si rezultat i pranisė sė kėtyre armėve vdekjeprurėse. Banorė nga tė gjitha fshatrat e infektuara nga minat kanė pesuar aksidente tė ndryshme me minat e si rrjedhojė iu ėshtė kufizuar lėvizja dhe iu ofrohen njė numėr i vogėl shėrbimesh sociale. Rajoni i Kukėsit mbeshtetet mjaft tek bujqėsia dhe si pasojė e rrezikut tė minave, afėrsisht 25,500 e banorėve nuk mund ta pėrdorin tokėn duke e shtuar nė kėtė mėnyrė mė shumė varfėrinė nė rajon. Aktivitetet kryesore tė banorėve janė bujqėsia, blegtoria, mbledhja e druve tė zjarrit e aktivitete tė tjera pėr tė mbijetuar. Impakti i kontaminimit nė mjedis gjithashtu nuk duhet nėnvlerėsuar. Kufiri midis Shqipėrisė dhe Kosovės, zonė e favorshme pėr zhvillimin e turizmit nuk mund tė shfrytėzohet pėr shkak tė kontaminimit me mina dhe municione tė paplasura.
Pasojė tjetėr e zonave tė minuara ėshtė dhe patrullimi me vėshtirėsi i kufirit midis Shqipėrisė/Kosovės. Qė nga fundi i krizės sė Kosovės, 13 policė janė plagosur nga minat dhe municionet e paplasura nė pėrpjekje pėr tė kryer detyrėn. Kjo pėrbėn nė tė njėjtėn kohė dhe nje pikė tė dobėt nė menaxhimin e integruar tė kufirit nė Europėn JugLindore.
Lidhje me hartėn e kontaminimit: |
|
|
|
|
|
(1026x1317pixels, 146kB) |
|
|