Faqja kryesore
  Arkiva e lajmeve
  Historia e Veprimit
  ndaj minave
  Struktura kombëtare
  Strategjia kombëtare
  Komponentët
  e Veprimit ndaj minave
  Donatorët
  Botimet
  Albumi fotografik
  Lidhje me faqet e tjera
  Kontakti
 
  English
Strategjia kombėtare e Veprimit ndaj Minave  
     
 

Strategjia Kombėtare e Veprimit ndaj Minave e formuluar nė Qershor 2002 dhe e rishikuar nė Gusht 2008 ka pėrcaktuar vizionin, misionin, prioritetet dhe Planin Kombėtar pėr Veprimin ndaj Minave. Struktura e rishikuar e Planit Kombėtar tė Veprimit ndaj Minave ėshtė:

Vizioni - Shqipėria e lirė nga minat nė gusht tė vitit 2010,nė pėrputhje me detyrimet e traktatit tė ndalimit tė minave kundėr personit si dhe e lirė nga rreziku i municioneve te paplasura ku: (a) njerėzit mund tė jetojnė e punojnė nė njė ambient tė sigurtė e tė parrezikuar nga keto armė vdekjeprurėse; (b) tė demtuarit nga minat dhe nga municionet e paplasura reintegrohen nė komunitet dhe (c) kufiri kontrollohet pa praninė e rrezikut tė minave tokėsore dhe municioneve.

Misioni - Hartimi dhe zbatimi i njė programi tė qėndrueshėm tė Veprimit ndaj Minave me qėllim eleminimin e pasojave tė minave dhe municioneve tė paplasura, nėpėrmjet operacioneve tė pastrimit tė zonave tė minuara nė veri-lindje tė Shqipėrisė deri nė fund tė vitit 2009.

Objektivat Strategjikė
 
A. Ndėrtimi i kapaciteteve

Konsolidimi i kapaciteteve vendase me mbeshtetjen e PNUD, nė planifikimin dhe koordinimin e veprimit ndaj minave nė Shqipėri.

 
B. Planifikimi dhe koordinimi

Koordinimi dhe monitorimi i te gjitha aktiviteteve te veprimit ndaj minave ne vend duke perfshire rishikimin e prioriteteve dhe monitorimin e aktivitetet e cminimit, edukimit per rrezikun e minave dhe asistencen ndaj te aksidentuarve, ne perputhje me Standartet Nderkombetare te Veprimit ndaj Minave (IMAS).

 
C. Edukimi i Popullsisė mbi Rrezikun e Minave

Edukimi i grupeve mė tė prekshme mbi rrezikun e minave ne 39 fshatrat e ndotura nga minat.

 
D. Ēminimi

Pastrimi i zonave tė mbetura tė ndotura mina tokėsore dhe municione tė paplasura dhe dorėzimi i tyre tek komuniteti pėr pėrdorim deri ne fund te vitit 2009.

 
E. Asistenca ndaj tė aksidentuarve

Tė gjithė tė dėmtuarit nga minat tokėsore dhe nga mbetjet eksplozive tė luftės pėrfitojnė kujdes mjekesor dhe asistencė duke u integruar nė jetėn e komunitetit.

 
   

 

webmaster-copyright 2009 by AMAE