Faqja kryesore
  Arkiva e lajmeve
  Historia e Veprimit
  ndaj minave
  Struktura kombëtare
  Strategjia kombëtare
  Komponentët
  e Veprimit ndaj minave
  Donatorët
  Botimet
  Albumi fotografik
  Lidhje me faqet e tjera
  Kontakti
 
  English
Arkiva e lajmeve 10 | 9 | 8 | 7 | 6 | 5 | 4 | 3 | 2 | 1  
     
 

Firmosja e Memorandumit tė Mirėkuptimit midis Ministrisė sė Mbrojtjes dhe PNUD

18 korrik 2007
 
 

Zv. Ministri i Mbrojtjes/Kryetar i AMAC Z. Petrit Karabina dhe Zėvendės Pėrfaqėsuesi i Pėrhershėm i Kombeve tė Bashkuara Z. Philip Peirce

 
Nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes u nėshkrua Memorandumi i Mirėkuptimit midis Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim (PNUD) pėr bashkėpunimin dypalėsh nė zbatim tė Programit Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave. Pėr Ministrinė e Mbrojtjes Memorandumi u firmos nga Zėvendės Ministri i Mbrojtjes Z. Petrit Karabina nė cilėsinė e Kryetarit tė Komitetit Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave, ndėrsa pėr PNUD u firmos nga Z. Philip Peirce Zėvendės Pėrfaqėsues i Pėrhershėm. Firmosja e kėtij memorandumi rikonfirmon angazhimin e Qeverisė Shqiptare kundrejt Programit Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave, i cili ėshtė mbėshtetur nga donatorė tė ndryshėm, nga tė cilėt veēojmė mbėshtetjen teknike dhe financiare tė PNUD qė nga viti 2002.
Shqipėria synon tė jetė e lirė nga minat brenda vitit 2010.

 
 
 

Seminari i Asistencės ndaj tė Aksidentuarve

11 - 12 prill 2007

 

Foto e pjesėmarrėsve gjatė zhvillimit tė seminarit

Foto e pjesėmarrėsve gjatė punės me grupe

U zhvillua nė ambientet e hotel "Diplomat" nė Tiranė me mbėshtetjen e ekspertėve nga Qendra Ndėrkombėtare e Ēminimeve Humanitare nė Gjenevė dhe Fondit Ndėrkombėtar tė Besimit nė Slloveni Seminari i Asistencės ndaj tė Aksidentuarve nga Minat. Ky aktivitet mblodhi sė bashku pėrfaqėsues tė Qeverisė Shqiptare, Komunitetit tė Donatorėve, pėrfaqėsues tė organizatave kombėtare dhe ndėrkombėtare si dhe tė mbijetuar nga minat tokėsore. Seminari u mbajt nga 11-12 Prill 2007.

Objektivat kryesore tė indetifikuara gjatė seminarit ishin si mė poshtė:

Grumbullimi i tė dhėnave: Pėrmirėsimi i sistemit tė tė dhėnave lidhur me tė dėmtuarit nga minat/municionet e paplasura nė strukturat shėndetėsore shqiptare. Struktura e vetme shėndetėsore nė Shqipėri qė dispon njė sistem tė dhėnash pėr tė aksidentuarit nga minat/mbetjet eksplozive tė luftės (ERW) ėshtė Qendra Kombėtare e Orto-Protezimit (NOPC) nė Tiranė. U theksua se dhe informacioni i depozituar pranė kėsaj qendre ka nevojė tė rifreskohet si nė aspektin teknik ashtu dhe nė atė funksional. Z. Braha theksoi se mbetet detyrė e AMAE-sė procesi i grumbullimit tė tė dhėnave, proces ky i fundit qė do tė lehtėsohet akoma dhe mė tepėr falė bashkėpunimit me Kryqin e Kuq Shqiptar duke mbuluar 8 Prefekturat kryesore tė Shqipėrisė. Pėr grumbullimin e tė dhėnave do tė pėrdoren format e IMSMA-s (Sistemi i Menaxhimit tė Informacionit tė Veprimit ndaj Minave).

Pėrmirėsimi i kujdesit shėndetėsor nė nivel spitalor dhe ambulator, duke iu referuar veēanėrisht sistemit tė urgjencave, kapaciteteve kirurgjikale dhe shėrbimit shėndetėsor parėsor.

Ndėrtimi dhe shtimi i kapacitetit nė vend pėr prodhimin, riparimin dhe mirėmbajtjen e protezave nė rajonin e Kukėsit.

Lehtėsimi i aksesit pėr personat me aftėsi tė kufizuara, duke mundėsuar pjesėmarrjen e tyre nė aktivitetet e pėrditshme si dhe nė realizimin e detyrave tė tyre.

Pėrmirėsimi i kushteve/ambienteve tė Qendrės Kombėtare tė Orto-Protezave nė Tiranė, si qendra e vetme kombėtare nė kėtė drejtim.

Lidhja midis planeve dhe aktiviteteve tė ndryshme duke u bazuar nė eksperiencat mė tė mira nė rajon dhe nė vend si dhe u theksua pėrfshirja nė kėtė proces e Ministrive.

Pjesėmarrėsit nė kėtė seminar u ndanė nė dy grupe pune. Grupi i parė i punės u pėrqendrua nė urgjencat, shėrbimin parėsor dhe spitalor si dhe rehabilitmin fizik, protezat dhe ortezat dhe fizioterapinė, ndėrsa puna e grupit tė dytė u pėrqendura nė mbėshtetjen psiko-sociale si dhe reintegrimin ekonomik tė tė mbijetuarve nga minat.

 
 
 
Dita ndėrkombėtare e ndėrgjegjėsimit dhe asistencės ndaj minave
4 prill 2007
 
 
 

Veshjet e ēminuesit

Qeveria Shqiptare dhe Agjensitė e Kombeve tė Bashkuara nė Shqipėri pėrkujtuan Ditėn Ndėrkombėtare tė Ndėrgjegjėsimit dhe Asistencės ndaj Viktimave pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin mbi minat tokėsore dhe me progresin qė ėshtė bėrė pėr eliminimin e tyre nė vend.

Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Kombet e Bashkuara nė Shqipėri, nė ambientet e Qendrės Kulturore tė Ushtrisė, mblodhi sė bashku autoritetet shtetėrore, pėrfaqėsues tė komunitetit tė donatorėve dhe tė aksidentuar me mina, pėr tė tėrhequr sėrish vėmendjen ndaj ēėshtjes sė minave tokėsore dhe Mbetjeve Eksplozive tė Luftės, jo vetėm si njė fenomen i rrezikshėm pėr jetėn, por edhe si njė barrierė pėr zhvillim tė qėndrueshėm. Njė ekspozitė fotografike dhe materiale ndėrgjegjėsimi rreth ēminimit, edukimit pėr rrezikun nga minat dhe asistencėn ndaj viktimave u ekspozuan me rastin e kėtij aktiviteti.

Gazmir Muhadri, i aksidentuar nga minat u pėrcolli tė pranishmėve historinė e tij. Ai u aksidentua nga minat, ndėrsa kulloste bagėtinė, njė aktivitet i pėrditshėm me tė cilin ndihmonte familjen e tij. Nė kohėn e aksidentit tė Gazmirit, familja e tij ishte nė njė situatė tė vėshtirė ekonomike, dhe aksidenti i tij i shqetėsoi shumė, pasi Gazmiri ishte shpresa e vetme pėr ta.

Qė atėherė, Gazmiri ka marrė asistencė mjeksore si dhe mbėshtetje pėrmes integrimit ekonomik. Ai falenderon Shoqatėn Lokale tė Minave dhe Armėve nė Kukės (VMA), komunitetin e donatorėve, pushtetin lokal pėr mbėshtetjen e tyre si dhe kėrkoi qė kjo mbėshtetje tė vazhdojė dhe nė tė ardhmen pėr tė aksidentuarit e tjerė nga minat dhe municionet e paplasura, si dhe pėr familjet e tyre.

Problemi i Minave nė Shqipėri u identifikua pas krizės kosovare nė 1999, kur ushtria serbe vendosi mina pėrgjatė kufirit Kosovė/Shqipėri duke prekur direkt 39 fshatra. Qė atėherė, nė kėtė rajon kanė ndodhur 210 aksidente me mina, duke vrarė 34 njerėz dhe plagosur 238 tė tjerė.

'Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e ndryshme, dita kur Shqipėria mund tė deklarohet e lirė nga minat dhe municionet e paplasura nuk ėshtė larg,' tha nė fjalėn e tij Z. Petrit Karabina, Zėvendės Ministėr i Mbrojtjes. Ai u zotua pėr njė angazhim serioz tė Qeverisė Shqiptare nė pronėsinė e plotė tė Programit tė Veprimit ndaj Minave dhe u bėri thirrje partnerėve dhe donatorėve pėr bashkėpunime tė mėtejshme nė sigurimin e njė vendi mė tė mirė dhe mė tė qetė pėr tė jetuar pėr shqiptarėt.

"Minat tokėsore pėrbėjnė njė pengesė pėr zhvillimin, ato pushtojnė sipėrfaqe tė gjera toke dhe shkaktojnė panik nė popullsinė civile, e cila gėzon tė drejtėn tė jetojė nė njė ambient tė qetė" shtoi nė fjalėn e saj Znj. Gülden Türköz Cosslett. "Sot ne mund tė pėrqendrohemi nė problemin e minave tokėsore dhe tė mbetjeve eksplozive tė luftės, dhe nė tė njėjtėn kohė tė shėnojmė progresin e bėrė pėr eleminimin e tyre, veēanėrisht nė Shqipėri".

"Kur kam qenė nė Kukės, kam takuar njerėz qė i janė pėrkushtuar kėsaj pune fisnike. Jam takuar gjithashtu me njė skuadėr entuziaste qė punonte nė terren pėr ēminimin. Nė Spitalin e Kukėsit unė kam parė infermire dhe mjekė tė pėrkushtuar pėr tė ndihmuar tė plagosurit pėr t'iu rikthtyer shpresėn"- tha nė fjalėn e saj Ambasadorja e Francės Znj. Franēoise Bourolleau.

Pėr informacion tė mėtejshėm mbi Programin Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave, kontaktoni Z. Arben Braha: Cel 00355 69 20 64 362, ose e-mail: amaealbania@amae.org.al. Gjithashtu, ju mund tė vizitoni faqen e internetit tė Programit Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave nė adresėn: http://www.amae.org.al"

 
 
   

 

webmaster-copyright 2009 by AMAE