Faqja kryesore
  Arkiva e lajmeve
  Historia e Veprimit
  ndaj minave
  Struktura kombëtare
  Strategjia kombëtare
  Komponentët
  e Veprimit ndaj minave
  Donatorët
  Botimet
  Albumi fotografik
  Lidhje me faqet e tjera
  Kontakti
 
  English
Arkiva e lajmeve 8 | 7 | 6 | 5 | 4 | 3 | 2 | 1  
       
 

Publikimi nė gjuhėn shqipe i librit "Mille et une Mine"

26 Nėntor 2007
 
 

Drejtori i Bankės Popullore, Ambasadorja Franceze
dhe Drejtori i AMAE.

 
Mė 26 nėntor 2007, Shkėlqesia e saj Franēoise Bourolleau mikpriti nė ambientet e Ambasadės Franceze aktivitetin me rastin e publikimit tė librit "Mille et Une Mine" (Njė mijė e njė mina). Nė aktivitet ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė Ministrive kryesore, tė Ambasadave si dhe media.
Nė fjalėn pėrshėndetėse Shkėlqesia e saj shprehu vlerėsimin pėr "Shkollėn e lartė dhe tė Aplikimit tė Xhenios" pėr formulimin e librit nė gjuhėn frėnge si dhe falenderoi gjithashtu dhe Bankėn Popullore dhe Ambasadėn Franceze nė Tiranė tė cilat mundėsuan pėrkthimin nė shqip tė librit. Shkėlqesia e saj theksoi se ky libėr ishte pjesė e udhėtimit tė kryer dy vjet mė pare nė fshatrat e prekur nga minat nė veri-lindje tė Shqipėrisė, si dhe shtoi qė ky libėr u dedikohet fėmijėve si pjesa mė vulnerabile e shoqėrisė duke i ndėrgjegjėsuar mė shumė ndaj rrezikut tė minave dhe tė Mbetjeve Eksplozive tė Luftės (ERW).
Nė fjalėn pėrmbyllėse, Shkėlqesia e Saj tha se ky libėr do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė reduktimin e kėtij rreziku eminent, pasi dhe operacionet e ēminimit nuk kanė pėrfunduar ende.
Pjesmarrėsit u pėrshėndetėn dhe nga Drejtori i AMAE-sė, i cili shprehu vlerėsimet e tij mė tė sinqerta pėr rėndėsinė e kėtij libri. Ai falenderoi gjithashtu dhe Ambasadėn Franceze pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė Programit drejt njė Shqipėrie pa mina, si dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr komponentin e Asistencės ndaj tė Aksidentuarve nga Minat.
Libri ėshtė printuar nė 2000 kopje, tė cilat do tė shpėrndahen nė bashkėpunim me AMAE nė shkollat nė veri-lindje tė Shqipėrisė.

 
 
 
Pjesėmarrja e Shqipėrisė nė Mbledhjen e 8-tė tė Shteteve Palė nė Jordani
17-23 Nėntor 2007
 
 
Mė 17-23 Nėntor 2007 u mbajt nė Jordani Mbledhja e 8-tė e Shteteve Palė tė Konventės sė Otavės (8MSP). Kjo mbledhje e rėndėsishme, me pjesėmarrjen e komunitetit ndėrkombėtar, u zhvillua pėr herė tė parė nė Lindjen e Mesme pėr tė diskutuar problemet humanitare tė shkaktuara nga prezenca e minave kundėr - personit.
Qėllimi i kėtij takimi ishte monitorimi dhe mbėshtetja e Planit tė Veprimit tė Nairobit duke vlerėsuar arritjet e Mbledhjes sė Shtatė tė Shteteve Palė si dhe duke nėnvizuar prioritetet nė kėtė sektor. Mbledhja mundėsoi dhe takime tė tjera mbi aspekte tė rėndėsishme tė veprimit ndaj minave si dhe takime tė ndryshme bilaterale midis vendeve tė prekur nga minat, donatorėt, organizatat ndėrkombėtare dhe partnerė tė tjerė tė veprimit ndaj minave. Mė tepėr se 600-800 pjesėmarrės, pėrfaqėsues nga mė tepėr se 100 shtete dhe Organizata Ndėrkombėtare, OJQ dhe organizata tė tjera aktive nė Veprimin ndaj Minave morėn pjesė nė 8MSP.
Shqipėria u pėrfaqėsua nga Z. Saimir Repishti Shef i Departamentit tė Kombeve tė Bashkuara nė Ministrinė e Jashtme nė cilėsinė e Kryetarit tė Delegacionit Shqiptar, Z. Arben Braha, Drejtor i AMAE-sė dhe Z. Veri Dogjani Specialist i Asistencės ndaj tė Aksidentuarve dhe Edukimit mbi Rrezikun nga Minat mbi arritjet dhe planet e komponentit tė asistencės ndaj viktimave dhe reintegrimin social-ekonomik tė tė aksidentuave nga minat.
Mbledhja e nėntė e shteteve palė u vendos tė mbahet nė Gjenevė mė 24-28 Nėntor 2008.

 
 
 

Ceremonia e Dekorimit e Z. Murphey McCloy Kryekonsulent pėr Ēminimet

16 Nėntor 2007
 
 

ZėvendėsMinistri i Mbrojtjes dekoron Z. McCloy

 
Nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes nė njė ceremoni tė thjeshtė, Zėvendės Ministri i Mbrojtjes / Kryetar i Komitetit Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave, Z. Petrit Karabina i akordon medaljen Kryekonsulentit pėr Ēminimet nga Departamenti Amerikan i Shtetit Z. Murphy McCloy me motivacionin "Pėr kontribut tė shquar nė mbėshtetje tė Programit Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave, si dhe pėr ndihmėn e pakursyer dhėnė nė krijimin e kapaciteteve nė kėtė fushė".
Tė pranishėm nė ceremoni ishin Zv. Ambasadori Amerikan, Z. S. Cristina, pėrfaqėsues nga Ministria e Mbrojtjes, AMAE, DCA, VMA, si dhe Kryetari i Qarkut Kukės.
Zėvendės Ministri i Mbrojtjes shprehu mirėnjohjen e Qeverisė Shqiptare dhe veēanėrisht tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr kontributin e dhėnė nga Departamenti Amerikan i Shtetit nė mbėshtetje tė Programit tė Veprimit ndaj Minave drejt njė Shqipėrie tė lirė nga minat.
Nė ceremoni tė pranishmit i pėrshėndeti dhe Z. McCloy, i cili i shprehu mirėnjohjen e tij Qeverisė Shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr akordimin. Ai shtoi gjithashtu se merita e kėtij akordimi ishte pjesė e punės sė ekipit dhe koordinimit tė prioriteteve nė rrang institucional, lokal dhe mbėshtetjes sė Drejtorit tė Qendrės Shqiptare tė Veprimit ndaj Minave.
Mė pas e mori fjalėn Zv. Ambasadori Amerikan i cili shprehu konsideratėn e tij pėr bashkėpunimin e frytshėm midis Ministrisė sė Mbrojtjes, Ambasadės Amerikane, Organizatave jo-qeveritare dhe Ekipit tė Qendrės Shqiptare tėVeprimit ndaj Minave nė pėrmbushjen e detyrimeve dhe qėllimit tė pėrbashkėt tė njė vendi tė lirė nga minat. Nė fjalėn e tij ai e konsideroi Shqipėrinė si njė vend model nė pėrmbushjen e detyrimeve ndėrkombėtare duke mėnjanuar rrezikun e shkaktuar nga minat / municionet e paplasura dhe duke i mundėsuar individėve dhe komuniteteve tė jetojnė nė njė ambient tė sigurt pėr zhvillim. Ai e pėrfundoi fjalėn e tij duke siguruar mbėshtetjen e Qeverisė Amerikane dhe tė Departamentit Amerikan tė Shtetit deri nė fund tė vitit 2010.

 
   

 

webmaster-copyright 2008 by AMAE