| Vizitė mjekėsore pėr tė aksidentuarit nga minat/municionet |
| Korrik 2008 |
 |
|
Nė Korrik 2008, nėn koordinimin e AMAE-s u organizua njė vizitė mjekėsore dy-ditore nė Qendrėn Kombėtare tė Protezimit (QKP) nė Tiranė, ku 45 tė aksidentuar nga minat, municionet dhe nga shpėrthimi nė Gėrdec u kontrolluan nga mjekė specialistė nga Sllovenia dhe tė QKP. 30 tė aksidentuar tė pėrcaktuar si mė nė nevojė pėr rehabilitim dhe/ose pėr protezim janė planifikuar tė dėrgohen kėtė vit nė Institutin Slloven tė Rehabilitimit pėr trajtim. Ky projekt ėshtė i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nėpėrmjet Fondit Ndėrkombėtar tė Besimit pėr Cminim dhė Asistencė pėr tė aksidentuarit nga minat nė Slloveni. |
 |
 |
| |
| |
Financim nga Bashkimi Europian pėr Programin e Veprimit ndaj Minave nė Shqipėri |
| Gusht 2008 |
 |
Delegacioni i Komisionit Europian nė Shqipėri dhe Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara (PNUD) firmosėn nė Gusht 2008 njė Marrėveshje me anė tė sė cilės Komisioni Europian do tė financojė me 500,000 Euro aktivitetet e monitorimit dhe koordinimit tė operacioneve tė veprimit ndaj minave nė Shqiperi, tė kryera nga Zyra Ekzekutive tė Veprimit ndaj Minave (AMAE). Ky fond do tė sigurojė nė kėtė mėnyrė vazhdimėsine e funksioneve kryesore te AMAE-s e mbėshtetur nga PNUD Shqipėri deri nė Korrik 2010 .
Financimi i KE realizohet nėn programin CARDS dhe kontribute te mėparshme tė KE pėr Programin e Veprimit ndaj Minave pėrfshijnė Projektin prej 2 milionė Euro tė "Vėzhgimit Teknik dhe Cminimit" nė 2004 si dhe "Projektin per Pėrfundim" prej 2,57 milionė Euro nė 2005.
Strategjia Kombėtare e Shqipėrisė pėr Manaxhimin e Integruar tė Kufijve pėrcakton kontrollin e kufijve jo vetėm si njė aspekt i rėndėsishėm pėr Sigurinė Kombėtare por dhe si nje detyrim pėr Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare, prandaj zgjidhja e problemit tė minave nė verilindje tė Shqipėrisė ėshtė thelbėsore pėr arritjen e synimit kryesor tė strategjisė pėr kufij tė sigurtė dhe tė kontrolluar.
Rreth 90% e zonave tė minuara nė verilindje tė Shqipėrise janė pastruar nga minat dhe i jane kthyer komunitetit per pėrdorim. Ky projekt do tė kontribuojė mė tej nė arritjen e objektivit kryesor tė Programit tė Veprimit ndaj Minave pėr njė Shqipėri tė pastėr nga minat nė vitin 2010.
|
 |
 |
| |
| |
| Kontributi i AMAE pėr zbutjen e pasojave tė tragjedisė sė Gėrdecit |
| Mars 2008 |
 |
|
|
|
| Aktivitete te Edukimit ne Gerdec |
|
Femije ne sesion Edukimi kunder municioneve te rrezikshme |
 |
Nė 15 Mars 2008, njė shpėrthim eksploziv ndodhi nė njė depo cmontimi municionesh ne fshatin Gėrdec, 15 km nga Tirana. Si pasoje e shpėrthimit pati 26 te vdekur dhe rreth 300 te plagosur si dhe me shume se 3000 shtėpi u demtuan. Municione te pashpėrthyera dhe gėzhoja janė shpėrndare nė sipėrfaqe nė njė zonė deri 2.7 km nga qendra e shpėrthimit.
AMAE nėpėrmjet strukturės dhe ekspertizes sė saj i ofroi asistencė Qeverisė Shqiptare pėr tė zbutur efektet e kėsaj tragjedie duke u fokusuar nė pastrim sipėrfaqje, edukim pėr rrezikun e municioneve dhe asistence pėr tė aksidentuarit.
AMAE ofroi konsulencė teknike pėr pastrimin e municioneve tė paplasura pėr Forcat e Armatosura Shqiptare (FASH) ne vlerėsimin e zonave tė kontaminuara dhe fillimin e operacioneve tė pastrimit. AMAE koordinoi me Fondin Nderkombetar tė Besimit pėr Cminim dhe Asistencė ndaj tė Aksidentuarve, Slloveni (ITF) vendosjen emergjente tė dy skuadrave tė Kompanisė Danish Church Aid tė specializuara pėr pastrimin e fushave me municione tė paplasura te cilat ju bashkuan skuadrave shqiptare EOD per nje periudhe 6 javore.
AMAE koordinoi gjithashtu aktivitetet per ndėrgjegjėsimin e popullsise pėr rrezikun e municioneve nėpėrmjet shpėrndarjes se 4000 fletėpalosjeve dhe 2000 kopje te librit komik 'Nje mije e nje mina' ne shkollat dhe fshatra ne rajonin e Gerdecit.
Gjithashtu nen koordinimin e AMAE-s Kryqi i Kuq Shqiptar ka shperndare postera dhe fletepalosje tė kombinuara me prezantime per ndergjegjesimin ndaj rrezikut te municioneve dhe pregatitjen e raporteve nė formatin IMSMA tė cilat do te perfshihen ne sistemin e te dhėnave tė AMAE-s.
Shoqata e viktimave tė minave dhe municioneve gjithashtu do tė kryejė aktivitete edukimi ne periudhen Shtator 2008 - Mars 2009, nėpėrmjet prezantimeve dhe shpėrndarjes sė fletėpalosjeve.
Ne pėrfundim, AMAE koordinoi me Spitalin Ushtarak nevojat pėr medikamente dhe proteza pėr tė aksidentuarit e Gėrdecit. Gjithashtu tre tė aksidentuar u dėrguan nėpėrmjet koordinimit tė AMAE nė Institutin Slloven tė Rehabilitimit pėr trajtim tė specializuar.
|
 |
 |
| |
| |
Trajnime profesionale per te demtuarit me mina dhe municione te paplasura
|
| Korrik 2008 |
 |
| Gjate viteve 2006-2007 rreth 20 te demtuar me mina dhe municione te paplasura kane marre trajnime profesionale per zhvillimin e bizneseve te vogla dhe 10 te tjere ne kurse verore ne kompjuter dhe gjuhe angleze me mbeshtetjen financiare te Komisionit Evropian nepermjet PNUD. 16 nga 20 perfituesit ne keto trajnime profesionale kane marre edhe mbeshtetje financiare per te hapur keto biznese te vogla ne vendin e tyre te banimit dhe aktualisht po ndihmojne familjet e tyre. Ky projekt i konsideruar i suksesshem do te vazhdoje perseri ne vitin 2008-2009 nepermjet fondeve te dhena nga Departamenti i Shtetit nepermjet ITF dhe SIDA nepermjet UNDP. Te dy keto projekte zbatohen nga Shoqata lokale e Viktimave te Minave dhe Armeve (VMA). |
 |
 |
| |
| |
| Reparti i Protezave dhe Fizioterapise ne Spitalin e Kukesit |
| Qershor 2008 |
 |
|
|
|
| Reparti i protezave -Spitali Kukes |
|
Reparti i Fizioterapise - Spitali Kukes |
 |
Reparti i protezave prane Spitalit te Kukesit eshte asistuar dhe kompletuar gjate vitit 2007 me mbeshtetjen e Departamentit Amerikan te Shtetit nepermjet ITF, Handicap Intenational si dhe nga DfiD nepermjet PNUD dhe ka filluar prodhimin e protezave te reja. Ne kete Qender punojne 2 teknike Protezist te cilet edhe po trajnohen me tej nepermjet projektit te "Mjekesise Fizike dhe Rehabilituese- Faza e I & II". Deri me tani ky repart ka asistuar afersisht 15 te gjymtuar ne muaj, me proteza te gjymtyreve te poshtme, per riparime dhe vendosje protezash te reja. Gjithashtu ne repartin e Fizioterapise punojne nje mjek dhe dy infermiere. Reparti i Fizioterapise eshte kompletuar me mbeshtetjen financiare te Komisionit Evropian nepermjet PNUD dhe eshte duke asistuar te demtuarit nga minat e municionet e paplasura si dhe persona te tjere ne nevoje. |
 |
 |
| |
Seminari i Veprimit ndaj Minave |
| 11-12 Dhjetor 2007 |
 |
 |
|
Photo from the Mine Action Retreat 11-12 December 2007 |
|
Mė 11- 12 Dhjetor 2007 u mbajt nė ambientet e Hotel "Eklipsi" nė Tiranė Seminari i Veprimit ndaj Minave me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve nga AMAE, DCA dhe VMA.
Edhe pse seminari u fokusua mė shumė nė aspektin operacional, shėrbeu pėr tė pranishmit si njė analizė e detajuar pėr tė gjithė Programin Shqiptar tė Veprimit ndaj Minave gjatė vitit 2007. Pati diskutime tė frytshme midis tė pranishmėve duke u pėrqendruar nė prioritetet dhe arritjet gjatė 2007, por dhe duke nėnvizuar "lessons learnt" pėr tė ardhmen me synimin pėr tė pėrmbushuar qėllimin tonė tė pėrbashkėt pėr njė Shqipėri tė lirė nga Minat nė 2010. |
 |
 |